Ballina Ekonomi / Biznes Kontrolli i tatimeve mbi 4 mijë biznese, vendosen 45 milionë lekë gjoba

Kontrolli i tatimeve mbi 4 mijë biznese, vendosen 45 milionë lekë gjoba

Drejtoria e Hetimit Tatimor, pas një plani operacional të zbatuar në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Berat, Lezhë, Gjirokastër, Vlorë, Kukës, Dibër, Sarandë, si dhe në pikat e tregtimit të karburanteve në të gjithë vendin deklaron se për muajin tetor janë konstatuar me shkelje 1422 subjekte, ndërsa janë gjobitur me 45 milionë lekë, gjatë kontrolleve të 4170 bizneseve në vend.

Shkeljet e konstatuara janë bllokimi i ambienteve të 18 tatimpaguesve për 30 ditë  kalendarike, për moslëshim kuponi tatimor, ambientet e 6 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale, gjithashtu 335 tatimpagues me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor, 344 tatimpagues për dispononim mallrash pa dokumentacion tatimor, 163 tatimpagues janë penalizuar për mosdeklarim të punonjësve, 106 tatimpagues konstatuan të paregjistruar në organet tatimore, për të cilat është marrë masat e bllokimit, deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së, si edhe 74 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 81 të tjerë nuk i mbanin në gjendje pune.