Kontrolle të papritura në farmacitë e Tiranës, hiqen liçensa e konstatohen parregullsi (LISTA, EMRAT)

45

Urdhëri i Farmacistëve ka bërë me dije se u ka hequr liçensën 8 farmacistëve pasi kanë abuzuar me profesionin.

Heqja e liçensës do të ketë efekt 3 vite e këta persona nuk do mund ta ushtrojnë profesionin.

Në bazë të kontrolleve të kryera në 10 farmaci, 8 nga to kanë patur parregullsi dhe 8 drejtuesve teknikë i është hequr liçensa. Ndër parregullsitë ishte gjithashtu prania në farmaci e personave që nuk janë farmacistë.

Lista e farmacive me parregullsi:

1. Znj, A.M. Drejtuese Teknike në farmacinë  “Ori Pharma”

2. Znj. M.N drejtuese teknike në farmacinë “Ditë e Natë 5”

3. Znj. D.M , drejtuese teknike në farmacinë “Ditë e Natë”

4. Znj. S. M. drejtuese teknike në farmacinë “Ditë e Natë 8”

5. Znj. F.E. drejtuese teknike në farmacinë “Farmanet Albania 12”

6. Znj. T.K.  drejtuese teknike në farmacinë “Farmavitta 9”

7. Znj. E.B. drejtuese teknike në farmacinë “Farmacia Greke”

8. Znj. V.M , drejtuese teknike në farmacinë “Fiori”

Konkretisht kontrolle janë ushtruar në farmacitë:

1. Në farmacinë  “Ori Pharma” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist

2. Në farmacinë “Ditë e Natë 5” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist

3. Në farmacinë “Ditë e Natë” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist

4. Në farmacinë “Ditë e Natë 8” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist

5. Në farmacinë “Fiori” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist

6. Në farmacinë “Farmanet Albania 12” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist

7. Në farmacinë “Farmavitta 9” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist

8. Në farmacinë “Farmacia Greke” u gjend duke shërbyer një person jo farmacist.

10. Farmacitë  e rrjetit ”Farma Net Albania” kanë të vendosura tabela “- 10 % për të gjitha produktet”

Urdhri i Farmacistëve bën thirrje që kushdo që ushtron funksionin e drejtuesit teknik, duhet të mbikëqyri aktivitetin e subjektit farmaceutik gjatë gjithë kohës që qëndron i hapur, të sigurohen që në farmaci shërbejnë vetëm farmacistë të pajisur me certifikatë nga UFSH, si dhe që gjithë veprimtaria e subjektit të zhvillohet bazuar në legjislacionin farmaceutik duke respektuar të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore mbi të cilat funksionin shërbimi farmaceutik.