Kontroll i papritur nëpër rrugicat e lagjeve, policia e kryeqytetit arreston 33 vjeçarin me heroinë e metadon në xhep

53

Policia e kryeqytetit ka kryer kontrolle të shtuara nëpër rrugica lagjesh, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i kontrolleve u godit një tjetër rast i shpërndarjes të lëndeve narkotike në doza të vogla.

Policia ka sekuestruar lëndën e dyshuar narkotike heroinë, kapsula metadoni dhe një armë e ftohtë.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr.2, teksa gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”,  konstatuan dyshime për shtetasin E.H., dhe gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, 3 kapsula metadon si dhe një armë të ftohtë (thikë).

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.