Ballina Kronikë Kontrabandoi 309 steka me paketa cigare, arrestohet kosovari në Portin e Durrës

Kontrabandoi 309 steka me paketa cigare, arrestohet kosovari në Portin e Durrës

Policia ka vënë në pranga një kosovar në Portin e Durrësit që tentoi të kontrabandonte paketa cigaresh me autobusin e linjës Maqedoni-Durrës-Bari.

Gjatë kontrollit në autobusin që 32-vjeçari me iniciale Q.S., po drejtonte u gjetën të fshehura në brendësi të autobusit 309 steka me paketa cigare të llojeve të ndryshme të pa deklaruara nga ana e tij.

“Gjatë kontrollit në vijën e dytë të autobusëve dhe kamionëve,  në autobusin e linjës Maqedoni-Durrës-Bari, me drejtues shtetasin Q.S., kanë konstatuar të fshehura në brendësi të autobusit  steka me paketa cigare të llojeve të ndryshme të pa deklaruara nga ana e drejtuesit të autobusit,”-tha policia.

Brenda autobusit ishin fshehur 309 steka me paketa cigare të markave të ndryshme (3090 paketa),  kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

32-vjeçari, banues në Gostivar, u arrestua për veprat penale “Kontrabanda me mallrat që paguhet akcizë” dhe  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë “.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.