Kontrabandë në Durrës, fasonerisë i sekuestrohet malli

74

Disa mallra të kontrabanduar janë sekuestruar në qytetin e Durrësit. Autoritetet portuale bëjnë me dije se detyrimi i munguar doganor arrin deri në 700 mijë lekë.

“Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore në Degën Doganore të Durrësit.

Mallrat, të cila ishin të futura në një kamion, i cili importonte material porositësi (fason), ishin të padeklaruara.

Vlera e këtyre mallrave, të cilat nuk kishin paguar detyrimet doganore, kap shifrën e 700 mijë lekëve”, thuhet në reagimin zyrtar.