Konsumonin drogë në lokal gjatë orës policore, arrestohen disa persona

79

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u konstatuan jashtë orarit të lejuar (në kundërshtim me masat anti-Covid), në ambientet e lokalit që e kishin përshtatur për përdorim droge.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në subjektin që administrohej nga shtetasi M. I. u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në këtë mënyrë, policia ka arretsuar administratorin dhe katër persona të tjerë, klientë në këtë lokal.

Të arrestuarit, R. I., 37 vjeç, P. S., 33 vjeç, M. S., 29 vjeç dhe L.I., 33 vjeç, akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.