Ballina Shëndetësi Konsumi i pijeve energjike, problem për enët e gjakut

Konsumi i pijeve energjike, problem për enët e gjakut

Ndjesia e lodhjes kur keni nevojë për një goditje energjie sjell konsumin e tepërt të pijeve energjike. Por përveç energjisë që ato japin sjellin një sërë pasojash negative dhe mbeten gjithnjë një problem për shëndetin tonë.

Por sipas John Higgins nga McGovern Medical School në UTHealth në Hjuston dhe nga ekipi e tij, kombinimi i përbërësve të pijeve energjetike kafeina, taurina, sheqeri dhe të tjerat kanë një efekt në funksionimin e enëve të gjakut.

Kjo mund të mos ketë ndikim afatshkurtër në dhënien e energjive, por mund të ketë një efekt afatgjatë në shëndetin dhe funksionin e zemrës, sipas një raporti në Science Daily.

Në këtë studim, i cili u publikua kohët e fundit nga Shoqata Amerikane e Zemrës, Higgins dhe ekipi i tij kanë studiuar 44 studentë jo duhanpirës, të shëndetshëm në të 20-at e tyre duke testuar funksionin e tyre endotelial para se secili prej studentëve pinte një pije energjetike. Pastaj u testuan përsëri 90 minuta më vonë. Sipas Higgins, testet treguan se zgjerimi i enëve të gjakut kishte rënë ndjeshëm pas konsumimit të pijeve nga 5,1 përqind në 2,8 përqind.

Meqë pijet e energjisë po bëhen gjithnjë e më shumë popullore, është e rëndësishme të njihemi me efektet e këtyre pijeve dhe të dimë se sa herë duhet ti konsumojmë ato pa ndikuar në shëndetin tonë.