Ballina Aktualitet Konispol, komuniteti çam organizon sot peligrinazhin e përvitshëm në Varrezat e Kllogjerit

Konispol, komuniteti çam organizon sot peligrinazhin e përvitshëm në Varrezat e Kllogjerit

Komuniteti çam, nën drejtimin e Shoqërisë Patriotike “Çamëria” dhe Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, organizon sot peligrinazhin e përvitshëm në Varrezat e Kllogjerit, në Konispol, ku përkujton viktimat e fushatës për spastrimin e popullsisë shqiptare çame nga Greqia në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Mijëra shqiptarë çame, por jo vetëm, janë nisur drejt Varrezave të Kllogjerit, ku do zhvillohet edhe pelegrinazhi.

Në këtë ditë, Shoqëria Patriotike “Çamëria” dhe PDIU intensifikojnë thirrjet e tyre për njohjen nga Greqia të të drejtave të popullsisë së shpërngulur çame.