Konflikti i sotëm ku njëri mbeti i vdekur në vend, dhëndri i Qazim Sejdinit merret si i dyshuar

30

Dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit ka dalë sërish në qëndër të vëmëndjes. Ai dyshohet se ka lidhje me një ngjarje të ndodhur ditën e sotme.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Sokol Sanxhaktari, i cili gjatë konfliktit të sotëm ka mbetur gjithashtu i plagosur.

Dhëndri i Sejdinit  nuk është i panjohur për policinë. Ai ka precedentë të mëparshëm penalë, i arrestuar më herët për plagosje, si dhe i proceduar  penalisht për veprat penale të “Shkatërimit të pronës” dhe “Prishje të rendit dhe sigurisë publike”.

Duke dhënë informacion mbi ngjarjen e sotme policia tha se në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta Adriano Hajdari, 42 vjeç, Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç, dhe Florian Lamçe, rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e plagëve të marra, Lamçe ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa Hajdari dhe Sanxhaktari, kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sokol Sanxhaktari dhe Florian Lamçe