Konflikt në Vlorë, plagoset një person, i dyshuari në kërkim

196

Pas një sherr mes disa të rinjve një prej tyre ka mbetur i plagosur.

Ai është qëlluar me thikë në qafë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Çole” në qytetin e Vlorës.

Policia sqaroi se ngjarja ndodhi rreth orës 10:50 në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në një lokal.

Dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. L., 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.