Konflikt në Vlorë, plagoset një djalë i mitur

101

Një djalë i mitur në Vlorë është plagosur me thikë pasi u përball me një sherr të ndodhur në një lokal të qytetit.

Policia tha se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Vlorës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Sh., 20 vjeç, banues në këtë qytet.

Gjithçka nisi paraditen e djeshme, në një lokal në lagjen “24 Maji” siç shihni foto në galeri.

Djemtë u përfshinë në një konflikt të çastit dhe avancimi i sherrit ka bërë që 20 vjeçari të kapë një thikë dhe të plagosë me të, djalin e mitur A. L., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Adoleshenti u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.