Një sherr në familje ka degjeneruar në dhunë dhe plagosje në një banesë në Laprakë. Një 27-vjeçar ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe ka plagosur kunatin.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku pas një konflikti në familje, Petrit Avdillari, 27 vjeç, ka qëlluar me thikë 3 herë kunatin e tij, Denis Ziu 29 vjeç.
Policia po punon për arrestimin e 27-vjeçarit.