Konflikt mes të rinjsh, qëllohet me armë në këmbë 23 vjeçari

25

Një 27-vjeçar është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia për tentativë vrasje. Dy ditë më parë E. M. (K). 27 vjeç në lagjen “Apollonia” në Fier, pas një konflikti tentoi të vrasë me armë zjarri E.M. 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që një tjetër person 23-vjeç me inicialet K. P. është proceduar në gjendje të lirë dhe akuzohet për mos kallëzim krimi.