Konflikt mes katër të rinjsh në Elbasan, “kërcet” shkopi dhe leva

27

Katër të rinj në Elbasan janë konfliktuar mes tyre në lagjen “1 Maji”.

Mësohet se ata u zunë me leva dhe shkopinj, por për fat asnjëri prej tyre nuk ka rrezik për jetën.

Burimet bëjnë me dije se ata u konfliktuan për motive të dobëta.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe bëri të mundur shoqërimin e tyre në komisariat.

Marrja në pyetje pritet të hedhë më shumë dritë për ngjarjen.