Ballina Kronikë Konflikt mes fqinjëve në Itali, plagoset një shqiptare nga të shtënat

Konflikt mes fqinjëve në Itali, plagoset një shqiptare nga të shtënat

Një shqiptare është qëlluar me armë zjarri në Itali dhe ka mbetur e plagosur. Ngjarja rodhi nga një konflikt mes dy familjesh në Itali, njëra prej tyre shqiptare.

Mediat italiane shkruajnë se marredheniet mes dy familjeve, të cilat jetojnë në Prata Goivine, në Itali  ishin tensionuara. Referuar policisë së shtetit fqinj, në sherr e sipër shtetasi italian ka marr armën dhe ka tentuar të qëllojë në drejtim të fqinjit të tij shqiptar, por plumbat kanë kapur gruan e tij, shqiptare si edhe një tjetër shtetas italian, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Fqinjët njoftuan policinë menjëherë pas të shtënave, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për kurim mjekësor.