Konflikt mes dy të rinjve në Vlorë, arrestohet njëri prej tyre

63

Plagoset një i ri në Vlorë pas një konflikti fizik.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Vlorës, ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, ku sipas dyshimeve paraprake, Erges. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Erges B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.