Konflikt mes çiftit të biznesmenëve, policia e Kavajës arreston burrin

331

Policia e Kavajës ka arrestuar Kastriot Demën, i cili ka plagosur me thikë partneren e tij italiane, Carlota Dossena.

Autoritetet njoftojnë se shtetasit G.B. dhe F.V. kanë qëlluar 31-vjeçarin, i cili tashmë ndodhet në spital i lënduar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.

Mosmarrëveshjet mes çiftit në proces divorci, dyshohet se kanë nisur për pronësinë e hotelit. Gruaja, e cila u lëndua lehtë në dorë, pretendon se është plagosur nga Dema, ndërsa ky i fundit edhe vetë është shtruar në spital, për shkak se pretendon se është dhunuar nga miqtë e bashkëshortes.

Dema së bashku me gruan e tij, kanë një hotel në këtë zonë. Prej kohësh italiania kishte urdhër mbrojtje nga policia pasi burri i saj e dhunonte herë pas here.

Por si ndodhi ngjarja? Carlota ka qenë duke festuar ditëlindjen në dhomën e saj në hotel me disa të ftuar.

Bashkëshorti i saj ndodhej gjithashtu në hotelin në pronësi të tyre, por në një dhomë tjetër dhe i dënuar me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për dhunë në familje.

Ai u ka kërkuar të ftuarve të bashkëshortes dhe vetë asaj që të mos bënin zhurmë gjatë festës. Ndërkohë në debat e sipër janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Si pasojë e konfliktit, burri ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar, por për fat të mirë e ka plagosur në dorë dhe nuk i ka shkaktuar probleme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. D., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij e cila u pajis me Urdhër të Menjëhershëm të Mbrojtjes. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit G. B dhe F. V., pasi kanë ndërhyrë gjatë konfliktit nëpërmjet shtetasve të lartpërmendur duke goditur shtetasin K. D., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, – thuhet në njoftimin e policisë Kavajë.noa