Konflikt me thika në Tiranë, arrestohen dy të rinj

66

Disa të rinj janë përfshirë në një sherr me thika gjatë natës në zonën e Saukut, në Tiranë.

Për pasojë dy persona mbetën të plagosur dhe u dërguan për ndihmë në spital.

Të lënduar kanë mbetur shtetasit Roland dhe Oltjan Doka, të moshave 23 dhe 25.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë, pamjet e të cilave janë sekuestruar.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Braja” në Sauk të Vjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër). Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.