Konflikt me thika në Sukth, dy të rinjtë përfundojnë në spital

65

Dy persona janë plagosur pas një sherri të çastit në Sukth të Durrësit.

Njoftohet zyrtarisht se sot, rreth orës 14:30, në Sukth, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës (thikë) shtetasi E.Ç..

Ky i fundit është është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi M.M., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore pasi është lënduar si pasojë e konfliktit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.