Konflikt me thika në Durrës, një person përfundon në spital

115

Një ngjarje me pasojë plagosjen ka ndodhur në Durrës.

Në lagjen Nr.13, Plazh, një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti me thika.

Autori i kësaj ngjarjeje A.Ç., 51 vjeç, banues në Durrës ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës.

Policia ka ndërhyrë duke kapur në flagrancë autorin e dyshuar, në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.