Konflikt me thika, dy persona përfundojnë në spital

21

Sherr me thika në Vlorë. Mësohet se dy persona të plagosur janë paraqitur në Spitalin Rajonal të qytetit për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”,. Dy persona janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar njeri-tjetrin me thikë.

Ata jane Kujtim Saliaj, ne gjendje te renduar pasi ka disa goditje me thikë. Jetnor Hoxha jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ata ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.