Konflikt me sende të forta mes fqinjëve, shkaku, qentë

45

Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes dy komshinjve në Vlorë.

Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur nëlagjen “10 Korriku”. Dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njeri-tjetrin shtetasit I. H., 35 vjeç dhe D. A., 54 vjeç të dy banues në Vlorë.

Dy qentë e tyre janë zënë me njëri-tjetrin, ndërkohë dy pronarët e tyre kanë shkuar për t’i ndarë por kanë përfunduar duke u zënë vetë.Dy komshinjtë janë dëmtuar nga sherri me grushte, shkelma i cili ka gjeneruar në përdorimin e sendeve të forta.Pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore të dy komshinjtë janë në komisariatin e Vlorës që po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.