Konflikt i dhunshëm në Orikum, dy pushues konfliktohen me njëri-tjetrin

135

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur në Orikum të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Sherri ka ndodhur mes dy pushuesve janë përdorur edhe sende të forta.

Shkak dyshohet se është bërë gërvishtja e një makine.

Dyshohet se dy pushuesit, pasi kanë debatuar me fjalë janë përplasur me sende të forta, aq sa kanë bërë për spital njëri-tjetrin.

Raportohet se dy të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.