Ballina LAJME Konfirmohet në detyrë Prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra

Konfirmohet në detyrë Prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra

Prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra ka kaluar në vettingun.

KPK konfirmoi në detyrë prokurorin Dibra mëngjesin e së martës.

Prokuroria iu nënshtrua procesit të vettingut më 20 qershor.

Në raportin e ILDKPI, Behar Dibra thuhet se ka bërë deklarim të saktë dhe jo të rremë të pasurisë.

Ndërsa sipas KPK, DSIK raportoi se prokurori ka plotësuar me saktësi formularin e figurës, ndërsa nuk ka të dhëna për kontakte me persona të krimit.

KLP dorëzoi një raport ku thuhet se ka aftësi në interpretim dhe arsyetim ligjor, me veprime të sakta.