Ballina Kronikë Komuniteti rom në Durrës: Po na vjedhin pronat për të ndërtuar pallate!

Komuniteti rom në Durrës: Po na vjedhin pronat për të ndërtuar pallate!

Qindra qytetarë të Komunitetit Rom që jetojnë në Nishtulla të Durrësit, rrezikohen nga prekja massive e sëmundjes së Turbekulozit në Mushkri. Sipas të dhënave, bëhet e ditur se dy persona të seksit mashkull janë aktualisht të prekur, ndërsa analizta janë kryer në 80 persona të këtij komuniteti, ndërsa kanë rezultuar negative(jot ë prekur). Rreziku i përhapjes është evident, duke parë mënyrën e jetesës që bëjnë ky komunitet, që pavarësisht politikave, ende jetojnë në cadra dhe jashtë parametrave higjeno sanitarë. Disa prej tyre, shprehen të irrituar, nga mungesa e vëmendjes që pushteti ka ndaj kësaj kategorie të popullsisë. Nëse shkon në zonën e Nishtullës, në lagjen 14 të Durrësit, mënyra e jetës së tyre, është ende shumë larg të qenit të qendrueshëm, apo në banesa normale.

“Kanë ardhur persona të ndryshëm që na bëjnë politika, e marrin lekë në kurrizin tonë, nga mungesa që kemi ne pë tu informuar për të drejtat tona, na mbledhin dhe largohen pa zgjidhur asnjë problem tonin. Edhe ne njerëz jemi dhe kemi nevojë për mbështetje qëtë dalim nga kjo jetë, që vetëm normale nuk mund të quhet. Nuk është se ne nuk e dimë këtë gjë, nuk është se në nuk duam të punojmë sit ë tjerët, por shikoni vet si je

tojmë. Bëhen banesa për të varfrit dhe nuk dihet kush i përfiton, vetëm kategoria jonë nuk hyn asnjëherë në ato lista. Fëmijët tanë ende nuk shkojnë në shkollë, se nuk kemi mundësi ti çojmë aty. “,

shprehet për gazetën “Bulevard”, Ramazan M, njëri nga dy personat e prekur me Turbekuloz në mushkri. Ndërkohë, ky nuk është shqetësimi i vetëm i këtij komuniteti, sikur të mos mjaftonin hallet me të cilat përballen për të mbijetuar, tashmë zonës në të cilën janë vendosur në Nishtulla, i ka dalë “pronari”. “edhe në barake spo na lënë të jetojmë. Na vijnë përditë njerëz të ndryshëm që na kërkojnë dhe kërcënojnë që të largohemi nga këtu ku jemi vendosur, pasi toka paska pronar. Ne kemi vite që jetojmë në këtë zonë. I lutemi shtetit që të na mbrojë, se në rrugë jemi, pot ë paktën të na lënë këtu ku jemi, se përfitimet nga ajo që na takon ne, po i marin të tjerët”, tregon Ramazani. Hallet e këtij komuniteti nuk kanë të sosur, që nga mungesa e një vendi normal për të jetuar e deri të shfrytëzimi I të miturve për të lypur, si forma e vetme e mbijetesës. Por, mesa duket edhe fakti që jetojnë në këto kushte, dikush është kujtuar që ti largojë nga aty, me pretekstin se toka tashmë ka “zot” dhe duhet të largohen nga aty. Frika e një epidemic të mundshme në këtë komunitet por edhe në zonën përreth është evdiente, pasi edhe personat e prekur, nuk pranojnë të trajtohen dhe kurohen për ta rikuperuar shëndetin e tyre, por e “shfrytëzojnë” këtë problem për të dalë e për të lypur rrugëve të qytetit. Drejtues dhe mjekë të Qendrës Shëndetësore, pohojnë se detyrohen që ti ndjekin këta persona për tu dhënë ilacet, ndërsa koncepti për tu ushqyr normalisht është ende I largët për këtë komunitet, që për vite me radhë kanë shërbyer e p shërbejnë për projekte të ndryshme përfitimi nga OJF e OJQ, që duken aty sa për të demostruar që kanë zbritur në terren, e I mbledhin sa për të shkrepur disa foto, si provë e këtyre projekteve fitimprurërëse kyesisht nga të huajt.