Ballina BOTA Kompania ruse shpërblen punonjëset për “feminitetin”

Kompania ruse shpërblen punonjëset për “feminitetin”

Sipas medias vendase një kompani ruse propozoi të ofrojë çmime për punonjëset që vijnë në punë me fund dhe të kuruara mirë, në kuadër të një “maratone të feminitetit” që do të zgjasë një muaj.

“Tatprof”, kompani e specializuar në profilet e aluminit, me seli në qytetin Tatarstan, mori këtë iniciativë për të zbukuruar ditët e punës, deklaroi një zëdhënëse e kësaj sipërmarrjeje, Anastassia Kirillova, për radion “Govorit Moskva”.

“Shumë gra veshin pantallona automatikisht, për këtë arsye ne shpresojmë që ky veprim do t’i mundësojë grave tona të ndjejnë feminitetin dhe sharmin e tyre kur ato të veshin një fund ose fustan,” – shpjegoi ajo.