Ballina BOTA Kompania “Nissan” kërkon shkarkimin e shefit ekzekutiv, në pranga Ghosn

Kompania “Nissan” kërkon shkarkimin e shefit ekzekutiv, në pranga Ghosn

Gjiganti japonez i prodhimit të automjeteve Nissan ka propozuar shkarkimin nga detyra të shefit të saj Carlos Ghosn për shkak të dyshimeve për keqpërdorime financiare.

Pas zhvillimit të një hetimi të brendshëm që ka zgjatur disa muaj, përfundimet kanë treguar se shefi i kompanisë raportonte më pak fitime sesa merrte në të vërtetë dhe informacione të pasakta mbi pagat. Përpos kësaj shkeljeje, janë gjetur edhe disa shkelje të tjera, përfshirë përdorimin e aseteve të kompanisë për qëllime personale.

Sipas mediave japoneze, mësohet se shefi i Nissan gjithashtu është arrestuar në Tokio.