Ballina Aktualitet Kompania “Bankers Petroleum” dhurata për fëmijët në nevojë

Kompania “Bankers Petroleum” dhurata për fëmijët në nevojë

Kompania Bankers Petroleum u ka ardhur në ndihmë familjeve në nevojë të zonës së Patos Marinzës, në kuadër të festave të fundvitit.

Në bashkëpunim me bashkitë Fier, Patos dhe Roskovec ka evidentuar  250 familje në nevojë, të cilave u ka shpërndarë pako që përmbajnë produktet bazë ushqimore për të bërë të mundur që familjet ndonëse me vështirësi ekonomike të mund të kalojnë një fundvit të gëzuar.

Prej vitesh tashmë kompania Bankers, e cila operon në fushën e Patos- Marinzes u vjen ne ndihme familjeve ne nevoje te komunitetit ku ajo ushtron aktivitet.