Ballina Kuriozitete Kompania Alibaba thyen rekord, 30 miliardë dollarë shitje në 24 orë

Kompania Alibaba thyen rekord, 30 miliardë dollarë shitje në 24 orë

Alibaba shkatërroi rekordin e tij për shitjet online. Kompania e madhe e tregtisë në Kinë tha se shitjet arritën në 30 miliardë dollarë për 24 orë të dielën, duke mundur rekordin e vet të vitit të kaluar prej rreth 24 miliardë dollarë shitje.

Në përgjithësi shitjet më të mëdha bëhen në Black Friday ose Cyber Monday. Por këtë vit Singles Day ka shënuar bumin për Alibaba.

Zhvillimi i kompanisë po vjen nën presion ekonomik të ngadalësuar të Kinës, rivalëve të rinj në  industrinë e tregtisë elektronike dhe ‘luftës tregtare’ me Shtetet e Bashkuara. Në total Alibaba arriti 30 802 477 608 dollarë shitje, një rritje rreth 27 përqind në krahasim me totalin e vitit të kaluar në kurset aktuale të këmbimit.

Por rritja më e madhe ndonjëherë, ajo prej 40 përqind është regjistuar në vitin 2017.