Komiteti mblidhet nesër, Rama: Do të ketë shtrëngim masash, gjoba jo vetëm për lokalet, por edhe partitë politike

183

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do te ketë shtrëngim masash. Ditën e nesërme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili jo vetëm do të rishikojë masa e reja, si gjobat për baret dhe restorantet, por edhe për partitë politike që shkelin rregullat dhe tejkalojnë numrin e grumbullimeve, shtoi Rama.

“Nëse nuk do të kishim marrë masat në fundvit, numrat do ishin të mëdhenj. Këto janë efektet e fundjavave masive në Korçë e Gjirokastër. S’mund të ndalojmë jetën e njerëzve. Nuk mund të di sa kohë duhet të presim mbyllur. S’mund të rrimë mbyllur, virusin do e asgjesojë vaksina. Komiteti Teknik mblidhet nesër, ata po diskutojmë. I kemi dëgjuar, janë të shqetësuar. Do ketë një shtrëngim të masave. Ata insistojnë se duhen zbatuar masat që janë.

Nëse njësitë tregtare zbatojnë protokollet, nëse njerëzit venë maskë, ora policore respektohet, lokalet nuk vazhdojnë ahengun, gjërat janë ën rregull. Nëse këto nuk bëhen ne mund të shtojmë masa të tjera., por po nuk u zbatuan është njësojë. Nesër do të presim konkluzionet e Komitetit Teknik të Ekspertëve e bashkë me adoptimin çfarëdo sugjerojë komiteti dhe rishikimin e gjobave për lokalet do të shikojmë dhe sanksionet për partitë, pa asnjë përjashtim.

Unë kam dhënë në mënyrë të përsëritur porosi që të gjithë t’i përmbahen rregullave. Shkeljet janë transversiale, të gjithë i bëjnë, që nga Presidenti, te PD, te ndërmarrja e gruas së Presidenti, te PS e të gjithë. Nesër do presim ç’do thotë komiteti i ekspertëve. Por të jeni të sigurt se ç’do lloj denoncimi që do të bëhet publik, i ç’do lloj takimi i kujtdo qoftë do të ndëshkohet. Qoftë parti politike, qoftë Presidenti. Unë personalisht jam shumë strikt për vetë dhe nuk k arsye që të tjerët ta bëjnë këtë. Policia e Shtetit duhet ta bëjë detyrën me të gjithë njësoj, me asnjë politikan nuk duhet të tolerojë, duke filluar nga ata të PS-së. Janë të gjitha takime legale.”, tha Rama.monitor