Ballina Ekonomi / Biznes Komisioni për Integrimin miratoi projektbuxhetin për MEPJ

Komisioni për Integrimin miratoi projektbuxhetin për MEPJ

Komisioni për Integrimin Evropian miratoi në parim projektligjin “Për buxhetin e shtetit 2019”, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

I ftuar në komision ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i cili theksoi se buxheti për vitin 2019 ka një rritje prej 3 përqind dhe se Qeveria ka vendosur për herë të parë për të bërë një rritje cilësore në lidhje me pagat e diplomatëve dhe të gjithë njerëzve që punojnë në Shërbimin e Jashtëm, në vlerën 20 përqind.

“Fakti që ka një rritje të ndjeshme këtë vit nga vitet e tjera, buxheti ka të bëjë më objektivin tonë për të marrë drejtimin e OSBE në vitin 2020 dhe në rast se do të ketë konsensus, Shqipëria automatikisht përshihet në Trojkën e drejtimit të OSBE-së dhe kjo është arsyeja që pse në 2019-ën, në buxhetin e shtetit është parashikuar një fond specifik për aktivitetet që do të ndërmarrë Shqipëria gjatë vitit 2019. Deri tani përgjithësisht ne kemi qenë konsumatorë, j o thjeshtë të prezencës tonë në OSBE, duke ditur edhe rolin specifik që organizata ka luajtur në Shqipëri dhe në rajon, duke qenë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një zyrë të OSBE-së pak a shumë me mision të njëjtë me atë që kanë në Shqipëri dhe për herë të parë gjithashtu ne do të kthehemi në kontributorë”, sqaroi z. Bushati.