Ballina Aktualitet Komisioni i Venecias, në dhjetor përgjigja për pastrimin e politikës nga krimi

Komisioni i Venecias, në dhjetor përgjigja për pastrimin e politikës nga krimi

Opinioni i Komisionit të Venecias për përfshirjen në Kushtetutë të nismës së opozitës për pastrimin e politikës nga krimi pritet të mbërrijë në mesin e muajit dhjetor, kohë kur Kuvendi do të duhet më pas të vendosë edhe për hapat e mëtutjeshëm.

Në bazë të një njoftimi mbi rendin e ditës së punimeve të Komisionit të Venecias, oponioni për kërkesën e depozituar nga Shqipëria është pjesë e axhendës së sesionit plenar, i cili do të mbahet më 14 dhe 15 dhjetor.

Ndërkohë, mësohet se përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të vizitojnë Tiranën më 19 dhe 20 nëntor, një vizitë kjo në kuadër të përgatitjes së opinionit mbi amendamentet kushtetuese që synojnë të bëjnë të mundur pastrimin e politikës nga çdo lidhje e mundshme me krimin.