Ballina Aktualitet Komisioni i Venecias, lejohet kufizimi i imunitetit

Komisioni i Venecias, lejohet kufizimi i imunitetit

Komisioni i Venecias ka miratuar së fundmi opinionin përfundimtar për propozimet e opozitës lidhur me ndryshimet kushtetuese për të mundësuar pastrimin e politikës nga lidhjet e saj me krimin. Mësohet se Komisioni i Venecias ka bërë disa ndryshime në draft-opinionin për Shqipërinë, duke saktësuar se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë të drejtën e personave për t’u zgjedhur.

“Në varësi të situatës politike, një kufizim për një rrethanë të caktuar, që mund të jetë i nevojshëm për një shtet, mund të mos aplikohet për një shtet tjetër,” – thuhet nga burime në Partinë Demokratike, e cila thekson se në opinionin e Komisionit të Venecias përfshihen amendimet e propozuara prej saj.

Sipas Komisionit të Venecias, qëllimi i amendamenteve të Partisë Demokratike është legjitim, ndonëse ai nuk jep zgjidhje, ndaj Kuvendi duhet të dialogojë për mekanizmin se si do të bëhet pastrimi i politikës nga lidhjet me krimin.