Ballina KULTURË Komisioni Evropian përzgjedh Tiranën për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Evropian”

Komisioni Evropian përzgjedh Tiranën për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Evropian”

Komisioni Evropian ka zgjedhur Tiranën për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Europian” që organizohet çdo vit nga Komisioni Europian.

Karmenu Vella, Komisionerja Evropiane për Mjedisin, Çështjet Detare dhe Peshkimin, duke folur për këtë konkurs u shpreh e kënaqur për qytetet konkurrente, ndërsa përshëndeti përpjekjet që kanë bërë këto qytete për të përmirësuar mjedisin lokal dhe cilësinë e jetës së qytetarëve të tyre.

 “Unë jam shumë e kënaqur të shoh se Kryeqyteti i Gjelbër Europian. Këto qytete po punojnë shumë që të jenë vende më të mira për qytetarët e tyre për të jetuar, punuar dhe për të kaluar jetën. Unë nuk kam asnjë dyshim se të gjithë aplikuesit janë të famshëm dhe ne mund t’i përshëndesim këto përpjekje dhe arritje të jashtëzakonshme”, tha Komisionerja Evropiane për Mjedisin, Çështjet Detare dhe Peshkimin, Karmenu Vella pas shpalljes së qyteteve konkurrente për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Europian për vitin 2021”.

Tirana është përzgjedhur nga Komisioni Europian përkrah 9 qyteteve të tjera nga e gjithë Europa, përfshi edhe vende të Bashkimit Europian, që garojnë për çmimin “Kryeqyteti i Gjelbër Europian për vitin 2021”.

Krahas Tiranës në këtë garë janë përzgjedhur qytete të njohura të Europës si: Budapesti (Hungari); Cagliari (Itali); Dijon (Francë); Lahti (Finlandë); Lille (Francë); Shkup (Maqedoni); Strasburg (Francë) dhe Västerås (Suedi).