Ballina BOTA “Kometa e Krishtlindjeve”, e dallueshme me sy të lirë

“Kometa e Krishtlindjeve”, e dallueshme me sy të lirë

Kometa “46P/Wirtanen” po i afrohet Tokës dhe çdo ditë që kalon drita e saj rritet.

“Është tashmë e dukshme edhe me sy të lirë,” – u shpreh një nga kërkuesit e Observatorit Astronimik në Itali.

Por ndriçimi i saj do të rritet deri në gjysmë të dhjetorit dhe do të mund të shihet mjaft qartë pa syze dhe pa teleskop deri në fund të janarit, e për këtë arsye “46P/Wirtanen” është quajtur ndryshe “Kometa e Krishtlindjes”.

Ajo përkufizohet edhe si kometa më spektakolare e viteve të fundit. Ata që jetojnë në zona më të errëta mund ta shohë lirshëm ndriçimin, por të gjithë do të kemi mundësi ta shohim, mjafton që të largoheni pak nga dritat e qytetit.

Kometa e Krishtlindjes është relativisht e vogël. Ka një diametër rreth 1.2 km por do t’i afrohet shumë planetit tonë. Në 16 dhjetor do të gjendet 11.5 milionëikilometra në distancë. Dhe do të jetë i dukshëm deri në janar duke qënë i pranishëm gjatë festës së Krishtlindjes dhe Befanës.