Ballina SPORT Kombëtarja shqiptare fton 17-vjeçarin, ka frikë mos ia merr Greqia

Kombëtarja shqiptare fton 17-vjeçarin, ka frikë mos ia merr Greqia

Vazhdon përplasja mes Greqisë dhe kombëtares shqiptare për talentet.

Kësaj here, “lufta” po bëhet për Emiliano Bullarin, i cili ka filluar të stërvitet me ekipin e parë të klubit gjigant grek, Olimpiakos.

Alban Bushi, gjatë vizitës së tij në Greqi për të bërë grumbullimet e moshave, ka deklaruar se Emiliano Bullari është në planet e përfaqësueses U-21, ndonëse është vetëm 17 vjeç.

Në Greqi vazhdojnë të shpresojnë që Bullari të ndërrojë mendje, pasi talenti i tij është i jashtëzakonshëm.

Nëse lojtari do të grumbullohej, e sidomos luante ndeshje zyrtare me U-21 që në një moshë të re, vazhdimësia e tij me Shqipërinë do të ishte thuajse e garantuar.