Ballina Aktualitet Komandanti lituanez, ajo që i ndodhi Zarife Hasanajt, 1 herë në 1...

Komandanti lituanez, ajo që i ndodhi Zarife Hasanajt, 1 herë në 1 milion

Në kohën kur në Tiranë, flamuri kombëtar ngrihej në gjysmështizë për nder të Nëntetares Zarife Hasanaj, që humbi jetën në mision jashtë vendit, pala letoneze jepte shpjegime për ngjarjen e rëndë.

Komandanti vendas Leonid Kalnins, tha se ka nisur hetim intensiv për shpërthimin e ndodhur më 6 maj, në orën 09.30, në kampin Adazi, ngjarje që sipas tij ndodhin një në 10 milionë raste, ndërsa përjashtoi pistën e një sulmi me sfond ushtarak.

“Kam urdhëruar një inspektim të plotë të zonës për të parë nëse ka ende mina të pashpërthyera, e deri atëherë nuk do të ketë më stërvitje”, tha Kalnins. I pyetur nëse familjet do të kompensoheshin financiarisht, Kalnins theksoi se shpërblimi do të paguhej në përputhje me ligjin shqiptar, por pala letoneze shprehu gatishmërinë për të transportuar trupin e pajetë drejt Shqipërisë.

Ndërsa koloneli tjetër i bazës, kanadezi Josh Major, tha se në momentin kur ndodhi ngjarja, aty ndodhej një grup prej 15-16 ushtarësh, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjarët e Hasanajt.