Ballina BOTA Kolorado, vrau gruan shtatzënë dhe vajzat, dënohet me 5 burgime të përjetshme

Kolorado, vrau gruan shtatzënë dhe vajzat, dënohet me 5 burgime të përjetshme

Chris Watts, i cili vrau gruan shtatzënë dhe dy vajzat, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Shanann Watts, 34 vjeç dhe vajzat e tyre, Celeste, 3 vjeç dhe Bella, 4, u raportuan të zhdukura më 13 gusht.

Disa ditë më vonë trupat e fëmijëve u gjetën në një cisternë nafte ndërsa nëna e tyre e varrosur në një varr të cekët aty pranë.

Gjykatësi i përshkroi vrasjet si “krimin më çnjerëzor dhe të egër” që kishte parë.
Watts mori pesë dënime me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht, por shmangu dënimin me vdekje si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.
Ai fillimisht u shfaq i tronditur për zhdukjen e tyre, madje u shfaq në televizionet lokale në Kolorado duke kërkuar kthimin e tyre të sigurtë në shtëpi.

33-vjeçari i tha policisë se i kishte thënë gruas së tij se donte ndahej mëngjesin kur ajo u zhduk.

Por vetëm tre ditë pasi u zhdukën, Shanann dhe dy vajzat u gjetën të vdekura në një vend ku nxirrej nafta ku punonte Watts.

Më 6 nëntot Watts pranoi fajsin për nëntë akuza duke përfshirë vrasjen, dëmtimin e trupave të vdekur dhe ndërprerjen e paligjshme të një shtatëzanie.

Policia raportoi se ai pranoi që kishte mbytur gruan shtatzënë dhe dy vajzat para se të sistemonte trupat e tyre.

Pas hetimeve u zbulua se Watts kishte pasur një lidhje jashtëmartesore.