Kokulur dhe i heshtur! Burg pa afat 18-vjeçarit në Korçë që vrau fqinjin në dyqan me thikë dhe e dogji

0
4

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat 18-vjeçarin Devis Hoti, që akuzohet për vrasjen e Flamur Ducit mëngjesin e së enjtes në fshatin Mborje.

Flamur Duci 45 vjeç ishte divocuar dhe baba i dy vajzave. Ai u gjet pranë lokalit të tij ditën e enjte i pajetë. Duci kishte plagë në trup të shkaktuara nga thika dhe djegie. Adoleshenti ka qenë një person i njohur për policinë e Korçës pasi ka qenë dhe më parë i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

Gjatë tre ditëve hetime ende nuk është zbardhur motivi i këtij krimi, por ka dyshime të forta se ka ndodhur për një tentativë grabitje. Viktima dhe autori janë përleshur me njëri-tjetrin, kjo pasi gjatë këqyrjes së dyqanit të Flamurit, janë konstatuar njolla gjaku. Prokurorët dhe oficerët e Korçës ngrenë dyshime të forta se Devis Hoti, i cili njëherësh është dhe komshi me viktimën, ka shumë gjasa që të ketë hyrë në dyqanin e Andrea Duçit, me qëllim grabitjen.