Kokainë në një lokal në Durrës, 1.1 kg po shkëmbehej në një lokal!

25

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi po tentonin të kryenin shitblerjen e një sasie kokaine në një lokal.

Në kuadër të operacionit të koduar “Pure drugs”, u vunë në pranga shtetasit A. G., 42 vjeç, A. N., 34 vjeç dhe F. D., 20 vjeç. Ky i fundit i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, banues në Durrës.

Policia thotë se këtyre personave iu sekuestrua një sasi prej  1 kg e 113.5 gr lëndë narkotike kokainë dhe municion luftarak, më konkretisht një krehër dhe 33 fishekë pistolete.

Tre personat, po tentonin të kryenin shitblerjen e sasisë së kokainës në një lokal në lagjen numër 13 Plazh, Durrës, teksa policia ka ndërhyrë, duke i arrestuar në flagrancë.