Kokainë dhe tufë me para, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë, policia jep informacionin

82

Dy të rinj kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Sh. M., 22 vjeç dhe E. Sh., 19 vjeç.

Prangosja e tyre u bë mbrëmjen e së hënës, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një shumë parash.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.