Kohë të këqija për Ylli Ndroqin/Humb të vëllanë si pasojë e COVID-19

67

Vëllai i Ylli Ndroqit ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme.

Lulzim Pasmaçiu po luftonte me koronavirusin, por nuk arriti të mbijetonte.

Vdekja e tij u raportua orët e para të mëngjesit të sotëm.

I ndjeri qëndronte i shtruar në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi”.

Lajmin për humbjen e të vëllait e ka bërë publike vetë Ylli Ndroqi i cili shkruan:

“Përse më braktise vëllai im i shtrenjtë. Unë isha i fortë sepse luftoja me vëllain tim. Isha gëzim sepse vëllai im nuk më la kurrë në errësirë. Ishim unë dhe ti. Çfarë do bëhet me mua tani Luli im?

Vëllai im, gjysma ime… Unë isha Ylli sepse kisha Lulin. Përse vëllai im përse u ngjite lart kaq shpejt përse? Përse Zoti të mori, përse na le kështu në bosh. So do ia bëj vëllai im, si do ia bëj unë tani pa ty?…”, shkruan Ndroqi në mesazhin e ndjerë për të vëllain”, shkruan Ndroqi.

Lulzim Pasmaçiu mbante postin e koordinatorit në kompaninë e “Yldon Media Group” ku i vëllai i tij është presidenti i kompanisë.