Ballina Uncategorized Koha më e gjatë për meshkujt është “tortura” e quajtur pazar

Koha më e gjatë për meshkujt është “tortura” e quajtur pazar

E keni parasysh atë shprehjen tipike “më gjeni një vajzë që nuk bën X gjë dhe do të martohem me të?” Epo, ndoshta vajzat mund të thonë “më gjeni një mashkull që bën pazar me qejf dhe do të martohem me të”.

Të gjithë e dimë se dita më e keqe për një mashkull është të dalë për shopping me gruan, të dashurën, motrën apo nënën duke i shoqëruar dyqan më dyqan për disa orë të mira.
E si për ta vërtetuar pyesni te dashurit tuaj dhe dëshmoni “trashjen” e burrave kur dalin për pazar.

Nuk ka torturë më të garantuar se sa të merrni burrin apo të dashurin tuaj t’ju shoqërojë nëpër dyqanet e rrobave dhe qendrat tregtare.