Ballina Ekonomi / Biznes KLSH, “Dështim me anti-korrupsionin”

KLSH, “Dështim me anti-korrupsionin”

Strategjia antikorrupsion e nisur nga qeveria shqiptare 3 vjet më parë, ka dështuar. Ky është konstatimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas këtij institucioni, strategjia ka mbetur jetime dhe as Bashkimi Europian nuk monitoron më fondet që jep në këtë drejtim.
Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se strategjia e antikorrupsion e nisur në vitin 2015 nga qeveria si dhe plani i veprimit kanë dështuar, kur vetëm si fillim janë alokuar rreth 2 miliardë lekë të reja.

“Strategjia ka mbetur jetime. Në gjykimin tonë ka dështuar. Është lënë jetime me nga qytetari që ka humbur besimin dhe nuk denoncon”, – u shpreh Rinald Meçe, nga departamenti i performancës në KLSH.

51 % të fondeve për strategjinë antikorrupsion jepen nga Bashkimi Europian në mënyrë që të luftohen korrupsioni në Shqipëri si një ndër kushtet e anëtarësimit në familjen europiane.

“Është lënë jetime dhe nga BE pasi nuk ka monitoruar fondet e veta. Kanë 51% të financimeve, hedhin para pa u interesuar”, – shprehet Meçe.