Klosi jep lajmin, Ukraina e gatshme të nisë charter-at në Shqipëri më 2 qershor

30

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, pas zhvillimit të një videokonference me zv.ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Vasyl Bodnar dhe lajmin se Ukraina është e gatshme të nisë fluturimet e dedikuara turistike drejt Shqipërisë më 2 qershor.

“Në videokonferencë me zv.ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Vasyl Bodnar, i ngarkuar për bisedime dypalëshe për hapjen e kufijve për fluturime të dedikuara, charter, i cili shprehu gatishmërinë të nisë me vendin tonë, fluturimet e dedikuara turistike më 2 qershor”, tha ministri i turizmit Klosi.

Dje ministri i turizmit zhvilloi një videokonferencë me ministrat e vendeve të rajonit ku u diskutua në lidhje me hapjen e kufijve.