Ballina Showbiz Klea Huta shpreh publikisht dashurinë për Elgitin

Klea Huta shpreh publikisht dashurinë për Elgitin

Për vite me radhë u përfol se producenti Elgit Doda dhe moderatorja Klea Huta janë në një lidhje, derisa dyshja e pranoi publikisht rreth vitit 2017.

Në vitin në fjalë, çifti e konfirmoi lidhjen përmes një fotoje të postuar në Instagram, ku shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Së fundmi, e ftuar në një emision televiziv, Klea ka deklaruar publikisht dashurinë që ka për Elgitin.

E pyetur nga moderatorja nëse ai është ndopak i mirë, bukuroshja është përgjigjur:

“U qyqja mashalla. Ne ta themi shqip fare, ka gjetur tenxherja kapakun. E kam të vështirë t’i them gjërat kështu për njerëzit që kam shumë afër vetes, por realisht Elgitin dua ta falënderoj nga shpirti për gjithë përkrahjen dhe mbështetjen që kam pasur prej tij, për projektin që realizuam bashkë. Po të mos kisha Gitin dhe familjen time do e kisha të vështirë për ta realizuar. Janë shtyllat e mia.”

Po ashtu, Klea ka treguar arsyen pse e mbajtën të fshehtë lidhjen.

“Foton e zgjodhi Elgiti. Donte ta hidhnim bardh e zi sepse ai vdes për këto lloj fotosh. Unë nuk i kam qejf, por pastaj filluan të më pëlqenin. Dy njerëz të rinj siç jemi unë edhe Elgiti pa e konkluduar më parë marrëdhënien nuk mund të dalim hapur dhe të themi që jemi bashkë. Foton e kemi hedhur pas një viti lidhje. Se ne ishim të sigurt, tani jemi bashkë dhe ta hedhim këtë foto,” – ka pohuar moderatorja.