Ballina Showbiz Klea dhe Elgiti tregojnë për herë të parë historinë e dashurisë

Klea dhe Elgiti tregojnë për herë të parë historinë e dashurisë

Nga momenti i parë që bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë, Klea Huta dhe Elgit Doda u shndërruan në çiftin e preferuar të publikut shqiptar. Një vit më parë zbuluan gjithçka, por historia e tyre e dashurisë ka nisur kohë më parë. Të ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’, Klea dhe Elgiti kanë rrëfyer gjithçka mbi njohjen e tyre. Ata kanë treguar se kanë dy vite që janë të lidhur dhe çdo gjë filloi me bashkëpunimin për këngën e Kleas dhe ‘Alar Band’, ‘Amla’.

“Unë me Klean njiheshim që në fakultet. Asokohe, unë kisha dëshirë t’i bëja një këngë Kleas, por planet u prishën. Unë po bashkëpunoja me Alar Band, te Maratona, dhe ata më thanë që “do bëjmë një këngë me një vajzë. I pyeta “me kë” dhe më thanë “Me Klean…”, – tregoi Elgiti. I bëri telefon Kleas, e ftoi në studio që ajo të dëgjonte këngën dhe të jepte mendimin e saj: “Duke punuar këngën, duke u njohur..”

Çifti i njohur zbuloi se jetojnë bashkë dhe se ndihmojnë njëri-tjetrin për çdo gjë. “Elgitin e kam krahë të majtë dhe të djathtë si brenda dhe jashtë shtëpisë”, – u shpreh Klea. Ata thanë se nuk kanë ende në plan të bëjnë fëmijë, duke qenë se kanë shumë punë të tjera me të cilat duhet të merren. Ata zbuluan se së fundmi po bashkëpunojnë në akademinë e fëmijëve, “Klea Academy”, ku Klea merret me pjesën e aktrimit, ndërsa Elgiti me këngën.