Kjo është kryeministrja që i bën vetë punët e shtëpisë

45

Një fotografi ku shfaqet kryeministrja daneze Mette Frederiksen është duke bërë xhiron e rrjetit.

Ajo ka postuar në “Facebook” një foto ku shfaqet duke pastruar xhamat e shtëpisë.

“Dielli i fundjavës dhe i dimrit”, shkroi kryeministrja përbri fotos së publikuar. Frederiksen krahas aktivitetit të saj politik, ka vendosur që fundjavën ta kalojë në shtëpi, ku ka gjetur kohë për t’u marrë me pastrimin e saj.

“Nuk kam pasur shumë kohë për të pastruar shtëpinë muajt e fundit. Një e diel e gëzuar për të gjithë”, shkroi ndër të tjera Frederiksen.

Frederiksen është kryeministre e Danimarkës që nga qershori i vitit 2019.

Article bottom Rectangle3