Një 28-vjeçare nga Vloçishti i Maliqit, (Korçë), e cila kishte sjellë në jetë një fëmijë pak kohë më parë, ka humbur jetën nga koronavirusi mbrëmjen e djeshme.
Burime paraprake shprehen se nuk dihet nëse 28-vjeçarja ka pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që kanë shkaktuar dhe vdekjen e saj nga virusi.
Mjekët, ditën e djeshme kishin qenë optimistë për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të gruas, por një komplikacion i mori asaj jetën.
Gruaja e re mësohet se kishte edhe dy fëmijë të tjerë, përveç foshnjës që kishte lindur së fundmi.