Kishte shkuar për alpinizëm me shokët, humb jetën tragjikisht 18 vjeçari shqiptar në Itali

56

Një i ri shqiptar humbi jetën, teksa ngjitej për alpinizëm në malin Marmagna në Itali.

18-vjeçari Marinel Senka jetonte në Pontremoli.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të natës, ndërsa lajmi i hidhur tronditi gjithë komunitetin e asaj zone.

Shqiptari ishte bashkë me 2 shokë të tjerë, të cilët ishin nisur nga Bosco di Corniglio, në zonën e Parmës.

Ata fatmirësisht nuk u lënduan. Mësohet se viktima ra në një humnerë, në të njëjtin vend ku po këtë muaj humbi jetën edhe një 60 vjeçar.

Era e fortë bëri të pamundur ndërhyrjen me helikopter, ndërsa trupi i tij u nxor në mbrëmje